Zbulohet se ku ndodhet jahti i Roman Abramovich - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zbulohet se ku ndodhet jahti i Roman Abramovich

    Insajderi
    21 March 2022 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një jaht i lidhur me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich ka mbërritur në portin e Bodrumit të Turqisë, sipas të dhënave të trafikut detar.

    Pronari i Chelsea FC ishte në mesin e disa miliarderëve rusë të shtuar në listën e zezë të BE javën e kaluar. Qeveritë e BE-së kanë vepruar për të sekuestruar jahte dhe asete të tjera luksoze nga miliarderët ditët e fundit.

    Kujtojmë se disa ditë më parë, Reuters shkroi se jahti i manjatit rus ndodhej në ujërat shqiptare. Lajm ky që u mohua nga një komunikimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri dhe ajo e Infrastrukturës, ku u theksua se mjeti lundrues aktualisht ishte duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë.

    “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se: Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe. Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, thuhej në reagimin e minsitrisë disa ditë më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark