Lumezi e përmend si sukses dënimin me 5 mijë euro të Ragip Begajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lumezi e përmend si sukses dënimin me 5 mijë euro të Ragip Begajt

    Insajderi
    21 March 2022 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë të hënën se sistemin prokuroria në ka një përmirësim të vazhdueshëm dhe numër të lartë të dënimeve, shkruan Insajderi.

    “ Jemi ardh në një pikë të mirë”, tha ai në një emision duke përmendur edhe dënimin që sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ia dha ish kryetarit të Malishevës, Ragim Begaj i cili u dënua me 6 muaj burgim ose me gjobë në shumën prej 5 mijë eurove. Ai i dënua për korrupsion.

    Ky dënim e bën krenar kryeprokurorin. “Vettingu në Shqiperi zgjati qe pesë vjet. Hala pa rezultat. Në Kosovë po përmirësohet sistemi. Jemi ardh në një pikë të mirë. Po ka dënime. Sot është dënu një ish kryetar komune”, tha Lumezi.

    Lumezi në emisionin “Prime”, në RTK foli edhe për rezultatet në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit si dhe plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, sa i përket anës ligjore.

    “Gjatë mandatit tim ka qenë e rëndësishme luftimi i e krimit të organizimit, korrupsionit, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, që ka qenë një kusht i rëndësishëm për ne”, tha ai.

     “Jemi te pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga Gjykatat, por nuk mund te themi se nuk kemi paraqitur fakte”, shton ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark