Lajmi i fundit: Arrestohet Vali Corleone - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmi i fundit: Arrestohet Vali Corleone

    Insajderi
    22 March 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ‘Prince Vali Corleone’ është arrestuar mbrëmë në Gjilan. Ai po dyshohet se vazhdimisht ka kërcënuar prindërit e tij.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Stacioni policor në Gjilan sot ,datë 21.03.2022 rreth orës 02:00 ka pranuar një informacion se në Lagjen ” Dardania” në Gjilan është në rast i dhunës në familje”, tha Hashani.

    Coleone është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij. Policia e ka artestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, ka konfirmuar ai.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark