Dodik ua tregon gazetarëve gishtin e mesëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dodik ua tregon gazetarëve gishtin e mesëm

    Insajderi
    22 March 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ua ka treguar gazetarëve në Sarajevë gishtin e mesëm.

    Ai “i përshëndeti” ata nga vetura zyrtare, teksa po shkonte të martën në mëngjes në Prokurorinë e Bosnjës, për t’u intervistuar në lidhje me blerjen e një vileje në Beograd, “Klix.ba”.

    Nuk dihet se kujt i drejtohej saktësisht ky gjest, duke pasur parasysh numrin e madh të ekipeve gazetareske të pranishme.

    Më herët, Dodik ka thënë se ky hetim është “nxitur nga qëndrimi i tij politik”.

    Dodik ka kohë që po insiston dhe punon për ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e Bosnjës.

    Për këtë, ai është sanksionuar nga SHBA-ja dhe është paralajmëruar nga Bashkimi Evropian me sanksione të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark