Shkatrrohet një qytet i tërë në Ukrainë, Zelenskyy: Nuk ka mbetur asgjë atje, vetëm rrënoja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkatrrohet një qytet i tërë në Ukrainë, Zelenskyy: Nuk ka mbetur asgjë atje, vetëm rrënoja

    Insajderi
    22 March 2022 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të martën se asgjë nuk ka mbetur nga Mariupoli, vetëm rrënoja.

    Këtë deklaratë Zelenskyy e tha në një fjalim virtual në parlamentin italian, pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin e rrethuar.

    “Nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja,” ka thënë Zelenskyy, raporton BBC.

    Mariupol, një objektiv kryesor strategjik për Moskën, ka duruar javë të tëra të bombardimeve ruse. Zyrtarët kanë thënë se banorët kanë mbetur pa ushqim, ilaçe, energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

    Derisa Zelenskyy foli para këtij parlamenti, këshilli i Mariupolit ka thënë se forcat ruse kishin hedhur dy bomba të mëdha në qytet, por nuk dhanë detaje për viktimat apo dëmet.

    “Edhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan ta rrafshojnë atë me tokë dhe ta bëjnë hirin e një toke të vdekur”, kanë thënë nga Këshilli.

    Rusia nga ana e saj, mohon të ketë shënjestruar civilët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark