“Askush më mirë se Rexhep Selimi nuk e di numërin”, Kurti paralajmëron sërish verifikim të veteranëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Askush më mirë se Rexhep Selimi nuk e di numërin”, Kurti paralajmëron sërish verifikim të veteranëve të UÇK-së

    Insajderi
    22 March 2022 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Kurti ka paralajmëruar verifikimin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Sipas Kurtit, askush më mirë se Rexhep Selimi nuk e di numrin e saktë të veteranëve të UÇK-së.

    Kurti ka thënë se është një dallim i madh në këtë çështje pasi që sipas tij është deformuar historia me listën prej mbi 60 mijë veteranësh.

    “Është një dallim i madh. Kemi deformuar historinë tonë me atom bi 60 mijë emra. Një ndër personat që më së shumti e di përbërjen e UÇK-së është Rexhep Selimi. Ai e di çka ka qenë UÇK-ja. Nuk ka teori për mbi 20 mijë veteranë”, tha ai.

    Kurti tha se Kosovës i duhet që të dihet se sa veteranë saktë janë.

    Me insistimin e moderatorit, Kurti paralajmëroi ri-verifikim të listave të veteranëve.

    “Besoj që mirë do të ishte. Kush e formon e kush e bën është pak e rëndësishme”, tha Kurti.

    “Nuk e di a do ta quajmë riverifikim, por kemi nevojë për dëshmi. Lufta ka nevojë për të vërteten edhe në kuptimin sasior. Po përfundojmë duke i ditur saktë vetëm të vdekurit. Duhet t’i dijmë edhe të gjallët”, tha kryeministri./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark