Shërbimi Sekret i Polonisë arreston një shtetas polak të dyshuar si spiun rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shërbimi Sekret i Polonisë arreston një shtetas polak të dyshuar si spiun rus

    Insajderi
    23 March 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i sigurisë së brendshme të Polonisë dhe kundër-spiunazhit ABW ka identifikuar 45 diplomatë rusë si spiunë të dyshuar dhe i ka bërë thirrje ministrisë së jashtme t’i dëbojë ata, tha zëdhënësi i saj, shkruan The Guardian.

    Agjencia France-Presse raporton se Stanislaw Zaryn u tha gazetarëve “Agjencia e sigurisë së brendshme ka hartuar një listë me 45 persona që punojnë në Poloni nën mbulesën e aktiviteteve diplomatike”, duke akuzuar të dyshuarit për shënjestrimin e Polonisë.

    Kurti: Jam munduar me mish e me shpirt për të arritur marrëveshjen për zgj…
    Ai tha se lista e të dyshuarve ishte transferuar në ministrinë e jashtme, duke postuar në Twitter se “ABW po kërkon që ata të dëbohen nga territori polak”.

    ABW “ka arrestuar një shtetas polak me dyshimin për spiunazh për shërbimet sekrete ruse”, shtoi zëdhënësi në Tëitter.

    Raportohet se ambasadori rus ishte thirrur në ministrinë e jashtme në Varshavë. Agjencia e lajmeve RIA në Rusi po raporton se ministria e jashtme atje tashmë është e angazhuar të hakmerret nëse diplomatët e saj dëbohen nga Polonia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark