Fondi i Sigurisë arrin shifra shtatë shifrorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fondi i Sigurisë arrin shifra shtatë shifrorë

    Insajderi
    23 March 2022 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shifra të sakta kur është pyetur se sa mjete janë mbledhur deri tani në Fondin e Sigurisë, por ka lënë të kuptohet që janë diku dhjetëra miliona euro.

    Në një intervistë për televizionin publik, shefi i qeverisë është shprehur se ka kohë që nuk ka shikuar për të parë sa mjete janë mbledhur, por se i vjen keq që shifra nuk është bërë ende tetëshifrore.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të muajit mars ka themeluar Fondin e Sigurisë, që ka për synim mbledhjen e mjeteve financiare, për t’i përdorur për strategjinë e sigurisë shtetërore të Kosovës.

    Ndërsa, Ministria e Financave ka hapur llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark