Dalin fotografi e të tjera të dronit në Mitrovicë, banorët fotografohen me të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin fotografi e të tjera të dronit në Mitrovicë, banorët fotografohen me të

    Insajderi
    23 March 2022 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një dron ka rënë sot në oborrin e një shtëpie në lagjen “Bair” të Mitrovicës. Megjithatë, Policia e Kosovës nuk ka raportuar ende mbi rastin.

    Rasti nxiti kureshtjen e banorëve dhe njëri prej tyre madje është fotografuar me të.

    Për dronin, që ende s’po dihet se nga erdh, ka folur edhe vetë banori i shtëpisë ku ra ai.

    Ai tha se fillimisht droni kishte rënë në ballkonin e shtëpisë e më pas në tokë, derisa tha se rënia e tij shkaktoi zhurmë.

    “Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni ka rënë këtu në tokë. Do krahë e do sene iu kanë çmontu. Na e kemi kap, e kemi prek me dorë, e kemi kontrolluar. I ka pas do letra dhe i kanë shkruar do numra, por nuk ka pasur një flamur ose diçka tjetër”, ka thënë ai për mediat.

    Ai tregoi se si droni ishte i gjatë rreth 3 metra e gjysmë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark