Kurti për vdekjen e Albright: Një mike e Kosovës deri në fund - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për vdekjen e Albright: Një mike e Kosovës deri në fund

    Insajderi
    23 March 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë disa fjalë pas vdekjes së ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së dhe mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright.

    Kurti ka thënë se Albright ishte grua e shquar me moral të pakompromis dhe një mike e Kosovës deri në fund.

    “Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeleine Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar ai.

    Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur. Ajo ishte 84 vjeç.

    Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark