Vjen reagimi i Haradinajt për vdekjen e Albright - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Vjen reagimi i Haradinajt për vdekjen e Albright

    Insajderi
    23 March 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kyetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, njëherësh mikes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, Madeleine Albright.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

    “I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen, miqtë dhe popullin amerikan! Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark