Pësojnë edhe mediat: Reuters ndërmerr veprim të ashpër ndaj agjencionit rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Pësojnë edhe mediat: Reuters ndërmerr veprim të ashpër ndaj agjencionit rus

    Insajderi
    23 March 2022 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reuters raportoi se kishte hequr lajmet e TASS nga emisioni i tij për shkak të mënyrës sesi agjencia ruse e portretizoi luftën në Ukrainë.

    “Ne besojmë se publikimi i lajmeve të TASS në emisionin tonë nuk është në përputhje me parimet e Reuters-it,” tha kryeshefi ekzekutiv Mattheë Keen në një deklaratë për punëtorët.

    Parimet e Reuters, të miratuara në vitin 1941 gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë integriteti, pavarësia dhe raportimi i paanshëm.

    Duke iu përgjigjur ndaj këtij lajmi, TASS publikoi një letër nga kryeshefi ekzekutiv Sergei Mikhailov drejtuar Keen ku thuhet se shpreh keqardhje për shkak të vendimit të Reuters, i cili “është marrë nën ndikimin e atmosferës aktuale botërore”.

    Agjencia ruse e lajmeve është akuzuar nga disa media perëndimore dhe grupe për lirinë e shtypit për përhapjen e pretendimeve të rreme dhe propagandës për luftën në Ukrainë. Që nga pushtimi, gjigantët e teknologjisë Google, Facebook dhe Tëitter dhe shërbimet e TV me pagesë kanë kufizuar qasjen në mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik për shkak të shqetësimeve për përhapjen e dezinformatave. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark