Deputetja ukrainase e irrituar: Bota shikon teksa ne vritemi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Deputetja ukrainase e irrituar: Bota shikon teksa ne vritemi

    Insajderi
    23 March 2022 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja ukrainase, Kira Rudik ka folur për gjendjen në Ukrainë pas pushtimit nga Rusia.

    Ajo thotë se edhe pse tashmë të gjithë e kanë të qartë se Rusia nuk ka ndërmend të ndalojë luftën, sërish bota po hesht.

    “Bota shikon teksa ne vritemi”, tha Rudik e irrituar.

    Foli edhe për mundësinë e një mënyrë se si do të mund të ndihmonte NATO Ukrainën në këtë situatë.

    Shtoi se mënyra me të cilën NATO do të mund t’i furnizojë me avionë luftarakë, është t’ua japë hua ose t’ua shesë.

    “Ka më shumë mënyrë, por problemi është në atë se NATO jeton në iluzion se Putini do të ndalojë, se ka mënyrë për të ndaluar luftën. Nuk ekziston mënyrë, ajo është tashmë këtu, ajo tashmë ka filluar, rreziku është këtu, ai nuk do të ndalojë”, tha Rudik më tej/RTV21


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark