Kryeministri thotë se anulimi i protestës flet për reflektim të opozitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri thotë se anulimi i protestës flet për reflektim të opozitës

    Insajderi
    25 March 2016 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për Isa Mustafën, kryeministër i Kosovës, anulimi i protestës nga ana e opozitës është një veprim i drejtë.

    “Vendimi i opozitës për të mos protestuar nesër, nuk flet për pasje apo mospasje të krizës,para së gjithash flet për arsyet që opozita i vlerëson për të menaxhuar me veprimet e saj”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

    Sipas tij, në Kosovë ka demokraci. Për këtë ka marrë shembull faktin sesi gjatë vizitës në Komunën  e Malishevës, një grup prej 7-8 të rinjsh para selisë së VV në këtë qytet, kanë shprehur pakënaqësinë për vizitën  e tij aty.

    “Një ambient i tillë, sot, nuk mund të përkufizohet ndryshe, përveç se si një mrekulli e demokracisë. Kësaj demokracie tonë të re kosovare. Prandaj pohimet se Kosova është në krizë, janë dashakeqe”, ka shkruar Mustafa.

    Ai ka treguar se në Malishevë është takuar me kryetarin  e këtij qyteti, që vjen nga Nisma për Kosovën, me të cilin ai ka thënë të ketë biseduar për shumë çështje që e preokupojnë këtë mjedis.

    “Për mënyrën se si të punojmë bashkërisht për të zgjidhë problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e kësaj komune, që janë qytetarë tanë”, ka shkruar Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark