ATK me aksion në 18 biznese në kryeqytet, u inkason mijëra euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ATK me aksion në 18 biznese në kryeqytet, u inkason mijëra euro

    Insajderi
    24 March 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Prishtinë në 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro.

    Siç bëhet e ditur në komunikatën për media ATK përmes procedurave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa siç shkruhet pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.

    “Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore”, njofton ATK-ja.

    Tutje ATK shkruan se aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark