Përplasje në mes të Prokurorisë Speciale dhe mbrojtjes së Kadri Veselit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Përplasje në mes të Prokurorisë Speciale dhe mbrojtjes së Kadri Veselit

    Insajderi
    24 March 2022 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtja e Kadri Veselit e shfaqi edhe sot shqetësimin për kërkesën e Prokurorisë Speciale rreth numrit të orëve që iu duhen për procesin gjyqësor kundër ish-themeluesve të UÇK-së.

    Prokuroria në shkresat e saja ka kërkuar rreth 1830 orë, që përthyer në vite, i bie që procesi gjykues të zgjasë rreth 10 vjet. Një nga avokatët e Veselit, Andrew Strong tha sot në seancën statusore se në përvojën e tij, ky është një rast i paprecedent, dhe përmendi sërish që gjykimi i bashkëpunëtorëve të Millosheviqit ishte shumëfish më i shkurtë.

    Për këtë, ka reaguar prokuroria, madje e ka krahasuar kërë rast me ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan karagjiq që akuzohet për gjenocidi kundër boshnjakëve.

    “Numrat dhe statistikat që i ka prezantuar mbrojta e Z. Veseli tek ju i nderuar gjykatës tani dhe në shkresat e tyre, mbi natyren  e paprecedent të rastit te ZPS-së, nuk lejon një krahasim kuptimplotë. Prezantimi i këtyre statistikave në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk është kuptimplotë, por është keq-orientim dhe unë mund t’ia jap dy arsye se pse”, deklaroi prokurori i çështjes

    “E para, siç është vërejtur edhe në shkresat e dorëzuara nga mbrojta e z. Veseli, këto numra në aneks janë për njësi të pranuar e jo nga lista origjinale. Lista aktuale njësive të ZPS-së reflekton njësi që mund të pranohen për gjykim, por mund të anticipohet si në çdo  gjykim që numri real i njësive  mund të përfundojë të jetë me pak. Si për shembull rasti I Karagjiqit të referuar ne tabelë, mbi 6600 njësi dëshmi te pranuar ne atë rast, në kontrast lista e prokurorisë se ICTY përfundoi të këtë më shumë se 23 mijë njësi përderisa gjykimi zhvillohej”, shtoi ai.

    “Menyra se si i numëron njësitë mbrojtja e z. Veseli ka nje efekt dramatik, në numrat në të cilat bazohen mbrojta e z. Veseli. Kjo lëndë padyshim është e madhe, po alokimi se ky rast është i paprecedent është më shumë si rezultat i përllogaritjes selektive se sa madhësisë së vërtetë të rastit”, tha më tej ai./LajmiNet


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark