Shantazha e Rusisë për energji, deklarohet Ursula von der Leyen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Shantazha e Rusisë për energji, deklarohet Ursula von der Leyen

    Insajderi
    24 March 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi sot se Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përdorë energjinë për të shantazhuar Evropën.

    Ajo tha se Rusia nuk do të lejohet të kërkojë pagesë në rubla për naftën dhe gazin e saj, siç ka njoftuar Moska, pasi kjo do të ishte anashkalimi i sanksioneve.

    “Ky do të ishte një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e qartë e kontratës. Do të ishte një përpjekje për të anashkaluar sanksionet. Ne nuk do të lejojmë që sanksionet tona të anashkalohen. Koha kur energjia mund të përdoret për të na shantazhuar ka mbaruar,” tha Ursula von der Leyen.

    Më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu refuzoi të paguajë energjinë në rubla, duke thënë se monedha për pagesat ishte specifikuar në kontrata.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark