
Gazetari Enver Robelli i cili ishte dënuar nga një gjykatë zvicerane në Zurich për disa shkrime ndaj politikanit dhe biznesmenit, Behgjet Pacollit, tani po i del në krah pushtetit të tanishëm në Kosovë, që është organizuar me sulme ndaj mediave të Kosovës. Robelli, për habi ka mbështetur deklaratën e Luan Dalipit, këshilltarit të Kurtit, i cili i quajti mediat kompani të kriminalizuara.
Ditë më parë, shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ka sulmuar mediat, konkretisht ato online, duke u shprehur se ngjasojnë me kompani të kriminalizuara.
E një deklaratë të tillë e ka mbështetur gazetari Enver Robelli, i cili e ka pëlqyer postimin e tij në Facebook.
Në vazhdën e sulmeve ndaj mediave nga vartësit e Kurtit, si dhe nga Zotriu i parë, Prindon Sadriu, Dalipi ka shkruar se portalet ngjasojnë me kompani të kriminalizuara.
“Nuk është gjë e re përdorimi i ndonjë mediumi për të shantazhuar qeverinë. Thurja e gënjeshtrave apo kurtheve dhe plasimi i tyre në portale i bën këto të fundit të ngjasojnë me kompani të kriminalizuara që model biznesi kanë shpifjen dhe tentimin për të shantazhuar qeverinë dhe/apo manipuluar publikun, ose thjeshtë për të fituar pandershëm sa më shumë përmes klikimeve/shikueshmërisë së ‘lajmeve’ të tyre”, ka shkruar Dalipi.
E një deklarate të tillë është për t’u habitur se si e ka pëlqyer gazetari Enver Robelli.
Ndryshe, Robelli disa vite më parë, një gjykatë në Zurich të Zvicrës kishte dënuar për shpifje Enver Robellin, gazetar i “Koha Ditore” dhe “Tages-Anzeiger”.Në bazë të vendimit të gjyqit, të siguruar nga mediat kosovare, Robelli është gjobitur me 1500 franga zvicrane (6 mijë franga nëse e përsërit veprën) dhe me detyrimin për t’i paguar shpenzimet e gjyqit. Gazeta “Express” kishte kontaktuar gazetarin Robelli, por ai ka mohuar se është dënuar nga Gjykata.
Në bazë të vendimit të gjyqit, të siguruar nga Gazeta Express, Robelli është gjobitur me 1500 franga zvicrane (6 mijë franga nëse e përsërit veprën) dhe me detyrimin për t’i paguar shpenzimet e gjyqit./Metro/