Pas Vulinit e Vuçiqit, Kosovën e kërcënon edhe kryeministrja serbe Bërnabiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pas Vulinit e Vuçiqit, Kosovën e kërcënon edhe kryeministrja serbe Bërnabiq

    Insajderi
    24 March 2022 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas kërcënimeve nga ministri i Mbrojtjes, Alekansder Vulin dhe presidenti Aleksander Vuçiq, ndaj vendimit për suspendimin e kryegjyqtares serbe të Mitrovicës është tërbuar edhe kryeministrja, Ana Bërnabiq.

    Kjo e fundit ka hedhur pretendime fantome për një fenomen që ajo e quan “dhunë brutale ndaj serbëve të Kosovës”.

    LEXO EDHE:

    Sipas saj, marrëveshja e Brukselit tanimë mund të konsiderohet “e vdekur”.

    Në një postim në Tëitter, Bërnabiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e cenon paqen dhe stabilitetin me vendimet e tij, ani pse vendimi është marrë nga gjyqësori i Kosovës dhe se drejtësia e politika janë pushtete të ndara.

    “Dhuna brutale kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi vazhdon. Me çdo vendim, Kurti minon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për anëtarët e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, tha Bërnabiq.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark