Abdixhiku tregon se kush në Shqipëri po e mbështetë krijimin e monumentit të Rugovës në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku tregon se kush në Shqipëri po e mbështetë krijimin e monumentit të Rugovës në Tiranë

    Insajderi
    25 March 2022 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka bërë të ditur se partia e tij ka marr mbështetje nga Partia Socialiste për krijimin e një hapësire për një shtatore të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Abdixhiku tha se shtatorja e Rugovës do të vendoset në Tiranë dhe se ishte kërkesë e kamotshme e qytetarëve dhe e vet LDK-së.

    Tutje, i pari i LDK-së tha se me rrethanat e reja gjeo-politike në Evropë, bashkëpunimi shqiptar është esencial.

    “Anëtarësimi i Kosovës në NATO është objektiv tradicional dhe  i domosdoshëm për stabilitet rajonal dhe këtu presim mbështetjen e PS-së”, ka thënë Abdixhiku.

    Kujtojmë se gjatë ditës, Abdixhiku është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presidentin Ilir Meta. /klan kosova


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark