Jep dorëheqje gjyqtari zviceran që e quajti Zelenskyn ‘vrasës masiv’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Jep dorëheqje gjyqtari zviceran që e quajti Zelenskyn ‘vrasës masiv’

    Insajderi
    25 March 2022 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Zelenski është një vasal i NATO-s dhe një vrasës masiv”, kështu ka shkruar gjyqtari i qarkut të Aarau (nga FDP), Giorgio Meier-Mazzucato, dhe e ka postuar këtë në Linkedin.

    Pas reagimeve rreth kësaj, ai ka dhënë dorëheqjen.

    Në vazhdim, postimi i tij në Linkedin: “Zelenski është një vasal i SHBA-së dhe NATO-s dhe një vrasës masiv i ftohtë. Ajo që ai dhe të ngjashmit me të kanë bërë në Ukrainën lindore quhet gjenocid. Dhe tani ky superkriminel po i shtyn bashkatdhetarët e tij në një luftë të pashpresë. Sa mendje e sëmurë. Sigurisht, ai e ka organizuar shumë mirë arratisjen e tij”

    Këto deklarata janë krejtësisht të pakuptueshme për deputeten nacionale nga PS e Aargaut, Gabriela Suter, raporton “20 minuten”.

    “Më duken tronditëse këto deklarata dhe nën dinjitetin e një gjyqtari qarku”.

    Sipas saj, me këtë rast gjyqtari në fjalë ka bërë të veten propagandën ruse. Sepse Putini ka sulmuar Ukrainën me pretekstin e gjenocidit.

    “Që nga viti 2014 ka një mision të posaçëm monitorues në Ukrainën lindore, detyra e të cilit është të shohë nëse armëpushimi po respektohet atje”, ka thënë Suter.

    FDP e qarkut Aarau para kësaj është distancuar nga postimi në Linkedin dhe ka dashur të vërtetojë nëse këto deklarata janë në përputhje me punën e tij si gjyqtar. Kryetarja e FDP-së për Kantonin e Aargaut, Sabina Freiermuth, thotë tani për Tele M1: “Një deklaratë e tillë është plotësisht e pabazë dhe e gabuar”.

    Ai ka njoftuar verbalisht se do të largohej nga FDP për të parandaluar procesin e përjashtimit, ka thënë ajo më tutje, përcjell albinfo.ch.

    Për kryetaren e FDP-së të Kantonit Aargau është veçanërisht e dhimbshme që anëtarët e partisë së saj të bëjnë deklarata të tilla.

    “Pavarësisht nëse shprehemi publikisht ose privatisht: Putini po bën një luftë agresioni kundër një vendi sovran. Në këtë rast janë shkelur vlerat tona – liria, paqja, të drejtat e njeriut dhe demokracia. Prandaj ne nuk mund të respektojmë deklarata të tilla”.

    “Si gjyqtar i qarkut, Giorgio Meier-Mazzucato ka një rol të veçantë në shoqëri. Dhe ai duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë rol”.

    Me dorëheqjen e menjëhershme, ai pa dyshim e ka parë këtë vetë dhe ka marrë pasojat, ka thënë Freiermuth.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark