
Një zjarr i madh është shfaqur në një depo nafte në Jeddah të Arabisë Saudite, ku të shtunën dhe të dielën fo të mbahet gara e dytë të Kampionatit Botëror Formula 1. Mësohet se zjarri në depon e naftës është parë edhe nga pista e garës, transmeton Insajderi.
Zjarri i fundit në këtë depo nafte ka përqendruar vëmendjen në kërcënimet e fundit nga Huthi të mbështetur nga Irani, të cilët po luftojnë kundër koalicionit arab të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen.
Houthis kishin kërcënuar se do të kryenin një sërë sulmesh në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se u neutralizuan 9 mjete ajrore pa pilot (UAV) të ngarkuara me bomba të nga Irani
Huthët e mbështetur nga Irani shpesh synojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe UAV.