Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD-së, mbërrin Berisha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD-së, mbërrin Berisha

    Insajderi
    25 March 2022 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbledhjes pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka thërritur në një tjetër takim Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD-së. Berisha ka mbërritur në selinë blu ku është pritur nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësit e tij.

    Pavarësisht prezencës së mediave, Berisha nuk pranoi që të japë një prononcim. Mbledhja ishte njoftuar për të nisur në orën 20:00.

    Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

    Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.

    Ai theksoi edhe njëherë se do të garojë për kryetar partie, duke ftuar çdo demokrat që dëshiron të kandidojë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark