Zjarret kaplojnë malet e Kamenicës, kryetari Rrahimaj flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Zjarret kaplojnë malet e Kamenicës, kryetari Rrahimaj flet për Insajderin

    Insajderi
    25 March 2022 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarre të mëdha kanë kapluar malet e ndryshme të Kamenicës të cilët kanë shpërthyer edhe në disa fshatra të kësaj komune.

    Në një prononcim për Insajderin, kryetari Kadri Rrahimaj, ka thënë se këto zjarre janë duke vazhduar që tre ditë dhe se nuk janë afër vendbanimeve.

    “Sot është dita e tretë e zjarreve. Dje kanë qenë 12 raste active të këtyre të zjareve. Kerenatë, Meshrimë, Karaçevë e Epërme dhe Hodonoc, kanë qenë si më të theksuarat. Këto zjarre kanë vazhduar gjatë natës ku Kerenata, Kereçeva dhe një pjesë mbi varrezat e dëshmorëve në Kamenicë. Këto zjarre nuk janë afër vendbanimeve. Aktualisht janë tri vatra active të zjarrit.”, ka thënë Rrahimaj.

    Duke theksuar se aktualisht zjarret janë aktive në tre zona të ndryshme, Rrahimaj deklaroi se zjarri afër kufirit me Serbinë ka potencial të përfshijë edhe fshatin Hadonoc.

    “ Njëra është në fshatin Kronidell, tjetra është në Fshatin Kerenatë që përfshinë fshatin tjetër Dugovë edhe  është në potencial për rrezik një zjarr tjetër që po vjen prej kufirit me Serbinë që mund ta përfshijë Fshatin Hadonoc.”, y shpreh Rrahimaj./Insajderi/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark