Kurtit i kërkohet drejtësi për viktimat e masakrës në Krushë të Madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurtit i kërkohet drejtësi për viktimat e masakrës në Krushë të Madhe

    Insajderi
    26 March 2022 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në shënimin e 23-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe ku forcat serbe vranë mbi 240 persona, përfshirë edhe gra e fëmijë.

    Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij tha se janë duke u angazhuar në vijimësi për të sjellë drejtësi për të gjithë viktimat e luftës në Kosovë.

    “Ne nuk përcaktojmë datë të fundit për dhënien e drejtësisë, por jemi të bindur që për këtë duhet të punojmë shumë dhe shpejtë. Ne duhet të ecim shpejt në vlerësimin e sakrificës sonë, dhe të angazhohemi shumë për drejtësi për ne”, tha Kurti.

    Ndërkaq, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, po ashtu kujtoi gjithë të vrarët duke thënë që serbët kanë shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut, ndërsa shtoi që dhimbjet do të pakësohen kur të zbardhet fati i të pagjeturve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark