Rikthehet ministri rus, trondit botën me “Armët bërthamore në gjendje gatishmërie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Rikthehet ministri rus, trondit botën me “Armët bërthamore në gjendje gatishmërie

    Insajderi
    26 March 2022 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbreojtes së Rusisë Sergej Shoigu, kishte dalë për herë të fundit në publik më 11 mars. Kjo zhdukje disa javësh e tij, në publik ishte komentuar se ishte shkarkuar nga Putin dhe disa të tjerë kishin pretenduar se ka probleme shëndetësore.

    Për t’i përgënjeshtruar të gjitha këto komente, ministri Shoigu, zhvilloi një takim me zyrtarë ushtarakë ku i pranishëm ishte edhe shefi i Shtabit të Rusisë Valery Gerasimov, transmeton Insajderi.

    Në dekleratën e tij para ushtarëve rus, ministri Shoigu foli për armërt bërthamore  duke thënë se “Jemi duke i vënë në gjenjedje gatishmërie”

    “Prioriteti ynë është të mbështesim gatishmërinë luftarake të armëve me precizion të lartë me rreze të gjatë, pajisjeve të avionëve dhe forcave strategjike bërthamore,” tha ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu

    Duke lexuar vendimet e marra, Shoigu deklaroi se: “Me të gjitha vështirësitë që po i përjetojmë sot, ne po zbatojmë në mënyrë të planifikuar urdhrin e mbrojtjes shtetërore. Duke qenë se financimi buxhetor i këtij viti është rritur me 15 për qind krahasuar me një vit më parë, natyrshëm duhet të shikojmë se çfarë duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë gjatë përmbushjes së urdhrave të mbrojtjes shtetërore.”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark