Ikjet e njëpasnjëshme prej AAK-së   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ikjet e njëpasnjëshme prej AAK-së  

    Insajderi
    26 March 2016 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Ramush Haradinajt nuk ka mbetur vetëm me një deputet më pak, por ka mbetur edhe pa shef të grupit parlamentar. Krejt kjo pasi Donika Kadaj – Bujupi dha dorëheqje pas aktivitetit 13-vjeçar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Por Donika Kadaj-Bujupi nuk është personi i vetëm që është larguar nga partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Melihate Tërmkolli, Ernest Luma, Blerim Shala janë emrat të cilët janë tërhequr zyrtarisht kohë më parë nga AAK-ja. Porse aktivitetin e tyre në këtë parti e kanë pushuar ndonëse jozyrtarisht edhe ish-sekretari i përgjithshëm, Burim Ramadani, dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, i cili tashmë është aktivizuar në punën e tij profesionale.

    Largimet e shumicës prej të lartpërmendurve iu dihet arsyeja, porse për largimin e fundit të Donika Kadaj – Bujupit ende nuk dihen detaje. Kadaj – Bujupi nuk ka dashur të komentonte më shumë për largimin e saj duke thënë se krejt çfarë ka pasur për të thënë i ka shkruar në letrën e dorëheqjes.

    Megjithatë për “Zërin”, Kadaj – Bujupi ka thënë se janë të pavlera informacionet se ajo është hidhëruar në parti pasi asaj i ishte lënë një vend jodinjitoz për t’u ulur në përkujtimin e 24 marsit në Gllogjan./Zëri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark