Parashikimi i motit për ditët e fundit të marsit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët e fundit të marsit

    Insajderi
    28 March 2022 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot me diell dhe temperatura tipike pranverore do të vazhdojë edhe për gjatë pesë ditëve të parashikimit.

    Nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikoj edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik.

    Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin. Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark