Ky është parashikimi i Baba Vangës për Vladimir Putinin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky është parashikimi i Baba Vangës për Vladimir Putinin

    Insajderi
    28 March 2022 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gruaja e verbër që parashikoi saktë pushtimin rus të Ukrainës, dhe sulmet e 11 shtatorit, dikur pretendoi se presidenti Vladimir Putin do të bëhet “Zoti i botës”.

    E njohur si Nostradamusi i Ballkanit, Baba Vanga, e cila vdiq 25 vjet më parë në vitin 1996 në moshën 84 vjeçare, parashikoi në një intervistë të vitit 1979 se Rusia do të dominonte botën.

    Ajo bëri gjithashtu një parashikim të frikshëm për Luftën e Tretë Botërore dhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

    Gjatë intervistës me shkrimtarin Valentin Sidorov, ajo tha se ‘lavdia’ e Putinit do të mbetet ‘e paprekur’.

    “Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë”, raportoi BirminghamLive. “Të gjithë do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një mbetet i paprekur, lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Të gjithë do të hiqen prej saj, nga rruga dhe jo vetëm që do të mbahen, por edhe do të bëhet Zot i botës”.

    Vanga besohet se kishte një aftësi për të parashikuar ngjarje të mëdha në të gjithë globin, përkatësisht sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York. Pretendohet se gjatë karrierës së saj 50-vjeçare, ajo parashikoi gjithashtu pandeminë e koronavirusi, fatkeqësinë e Çernobilit në Ukrainë në 1986 dhe vdekjen e Princeshës Diana në 1997, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

    Video


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark