Zelensky thotë se presidenti francez ka frikë nga Rusia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky thotë se presidenti francez ka frikë nga Rusia

    Insajderi
    28 March 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për The Economist, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy komentoi vendet që po e ndihmojnë dhe ato që ai beson se nuk po e ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

    Ai kritikoi ashpër presidentin francez Emmanuel Macron për dështimin për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën.

    “Pse? Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Dhe ata që janë të parët që thonë se do të ndihmojnë janë të parët që kanë frikë”, tha ai.

    Ai e vlerësoi kryeministrin britanik, Boris Johnson.

    “Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendit reagojnë ndaj sjelljes së zgjedhësve të tyre. Në këtë rast, Johnson është shembull”, komentoi Zelensky.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark