​Kurti në Norvegji, mësohet se çka u diskutua në takim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Kurti në Norvegji, mësohet se çka u diskutua në takim

    Insajderi
    28 March 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fillim të vizitës zyrtare në Norvegji, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.

    Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, si dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Në takimin e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, u bisedua për mundësitë për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe.

    Kurti shprehu interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve.

    Sipas një komunikate të Qeverisë, u bisedua edhe për invazionin e agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është rreshtuar krahas botës demokratike, duke ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë e për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark