​Shefi i NATO-s thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Shefi i NATO-s thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen

    Insajderi
    31 March 2022 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen.

    Duke folur në Bruksel këtë pasdite, Stoltenberg tha se “sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen”.

    “Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit. Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim veprime shtesë sulmuese, duke sjell edhe më shumë vuajtje,” tha ai, transmeton Sky News


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark