Aksident i rëndë në “Rrugën e Elbasanit”, vetura bëhet copash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në “Rrugën e Elbasanit”, vetura bëhet copash

    Insajderi
    31 March 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

    Dy makina janë përplasur afër Pallatit të Brigadave, ndërsa janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P.

    Ata janë në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grup hetimor është ngritur për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë

    Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.

    Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark