Insajderi
Insajderi

Shuma e parave që hajnat grabitën dje me armë në filialin e bankës në Prishtinë

Insajderi
02 April 2022 - 08:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shuma e parave që hajnat grabitën dje me armë në filialin e bankës në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një filial të Bankës Kombëtare Tregtare në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit në fjalë.

Sipas raportit 24 orësh, shuma e parave që janë grabitur është rreth 8 mijë euro.

Grabitja dyshohet se është kryer nga tre persona.

“Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 01.04.2022 – 08:40. Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark