Dalin pamjet | Çfarë po ndodh në Elbasan? Policia dhe forcat speciale “blindojnë” qytetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet | Çfarë po ndodh në Elbasan? Policia dhe forcat speciale “blindojnë” qytetin

    Insajderi
    03 April 2022 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me dhjetëra forca policie përfshirë dhe ato speciale kanë zbarkuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta në mjetet që kalojnë në rrugë.
    Siç shihet edhe nga pamjet e Abc, në terren nuk mungojnë edhe blindat.

    Shtimi i kontrolleve në Elbasan por edhe prania e forcave speciale, vjen disa ditë pas ngjarjes së bujtshme ku pati të shtëna në Papër ku mbeti i plagosur edhe i shumëkërkuari Nuredin Dumani, i cili u arrestua pak orë më pas në një apartament në Fier.

    Elbasani prej vitesh tashmë e ka humbur qetësinë, pasi përplasjet e shumta mes bandave kriminale që operojnë në këtë qytet ka sjellë frikë dhe pasiguri tek qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark