Arrestohet shqiptari në Ekuador, ishte ndër më të kërkuarit nga Interpoli, si u maskua si tregtar frutash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet shqiptari në Ekuador, ishte ndër më të kërkuarit nga Interpoli, si u maskua si tregtar frutash

    Insajderi
    04 April 2022 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka rënë në pranga shqiptari Nezdet Vokshi 52 vjeç, i cili është një ndër më të kërkuarit në Holandë. Vokshi është arrestuar në Ekuador pasditen e së shtunës, i dyshuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, siç shkruan Extra.ec.

    Pothuajse 10,000 kilometra larg vendit të tij të lindjes Vokshi, u arrestua në León Febres Cordero Avenue në rrugën për në Samborondón Ekuador.

    Vokshi ishte në Listën e Kuqe të Interpolit që nga 15 marsi pasi shërbimet hetimore gjetën vendndodhjen e tij. Sipas hetimeve ai ishte i arratisur që nga viti 2010 dhe fillimisht iku në Peru. 52-vjeçari u kap teksa drejtonte një kamion Ford në rrugën që të çon në urbanizimin e Ciudad Celeste, një zonë pranë rezidencës së tij në Villa Club.

    Ai ndodhej në Ekuador me gruan dhe vajzën e tij që nga viti 2018, vit në të cilin ai kaloi nga Peruja në Ekuador përmes kufirit tokësor. Policia pas arrestimit sekuestroi edhe 6 celulare. Nga kërkimet e bëra Vokshi ishte regjistruar si tregtar frutash në Ekuador. Prej kohësh ai mundi t’i shpëtojë autoriteteve, ndërsa rezulton se ishte regjistruar po ashtu si tregtar edhe në Barcelonë, Spanjë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark