Arrestohet një person, ia vranë me pushkë lopën fqinjit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person, ia vranë me pushkë lopën fqinjit

    Insajderi
    05 April 2022 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me disa të shtëna nga një pushkë gjuetie, ulqinaku A.D., ka vrarë mëshqerrën e dikujt tjetër që ka gjetur buzë rrugës, por në seancën e parë në polici dhe prokurori nuk ka pranuar të shpjegojë pse e ka bërë këtë, përveçse ka thënë se është detyruar ta bëjë këtë, ka zbuluar “Vijesti”.

    Tre orë pas ngjarjes skandaloze, ai u arrestua në vend i dyshuar për kryerjen e veprave kriminale – armëmbajtje pa leje dhe torturë dhe vrasje të kafshëve, shkruan TvTeuta.

    Të premten mbrëma, sipas “Vijesti”, ai është ndaluar në Departamentin e Sigurisë (OB) Ulqin, por të shtunën pas seancës dëgjimore në Prokurorinë Themelore të Shtetit (ODT), është liruar për t’u mbrojtur në procedurë të mëtutjeshme, i detyruar që të raportojë çdo ndryshim të adresës ose vendbanimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark