Qyteteti më i vjetër i Kosovës, gjatë muajit të Ramazanit merr një pamje mahnitëse.
Në Prizren, çfarë bie menjëherë në sy gjatë këtij muaji, janë qytetarët e pakët që mund të hasen në rrugët e saj, sepse një pjesë e madhe e tyre janë agjërues.
Megjithatë është një vend në të cilën mblidhen të gjithë agjëruesit e Ramazanit, e destinacioni është furra më e vjetër në qendër të qytetit, në të cilën servohen pitalkat e veçanta.
Kjo traditë e pitalkave është bërë pjesë e pandashme e iftareve të çdo prizrenasi.
Ndonëse quhen si “pitalkat e Prizrenit”, ato njihen edhe në vende të tjera të Kosovës dhe sjellin vizitorë të shumtë.
E përgatitur në mënyrë natyrale dhe me aromë të këndshme, këto pitalka i japin identifikimin më të mirë këtij qyteti. /Insajderi/.
Për më shumë shikojeni videon e bashkangjitur: