Insajderi
Aktuale

I burgosuri e bën për spital gardianin e Burgut të Sigurisë së Lartë

Insajderi
06 April 2022 - 17:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I burgosuri e bën për spital gardianin e Burgut të Sigurisë së Lartë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë e ka sulmuar fizikisht një oficer korrektues, gjetw ditws sw djeshme rreth orës 15:00, shkruan Insajderi.

I burgosuri që po vuan dënimin në këtë burg i ka shkaktuar lëndime në fytyrë gardianit, për çka ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndaj të burgosurit, me vendim të prokurorit është hapur rasti “sulm ndaj personit zyrtar”. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin për media.

 “Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar, mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark