VV-ja thotë se, “Nuk jemi përfshirë në punësime partiake” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    VV-ja thotë se, “Nuk jemi përfshirë në punësime partiake”

    Insajderi
    06 April 2022 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një shkrimi në “Facebook” deklaroi se ky subjekt politik nuk është i përfshirë në punësime partiake, e sipas tij, VV-ja ka qenë gjithmonë kundër praktikave të punësimit pa kriter.

    Për punësimet e reja në një konkurs të KEK-ut, Manxhuka tha se asnjë zyrtar i VV-së nuk e ka askënd të punësuar aty, derisa paralajmëroi padi për personat që deklaruan se VV-ja ka punësuar militantë.

    “U tentua që e gjithë fushata ndaj VV-së të nisë duke akuzuar dy deputetë për punësime familjare, njëri doli të ketë vëllain në Kanada, por portalet ja punësuan në KEK, dhe tjetrit ja bënë një nip që nuk e dinte që e kishte derisa e pa në portale”, ka shkruar Manxhuka.

    LDK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark