Vuçiq bisedon në telefon me Putinin: Do ta ndjekim rrugën europiane, duke ruajtur marrëdhëniet me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq bisedon në telefon me Putinin: Do ta ndjekim rrugën europiane, duke ruajtur marrëdhëniet me Rusinë

    Insajderi
    06 April 2022 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

    Putin e uroi Vuçiqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi, si dhe për fitoren e SNS-së në zgjedhjet parlamentare.

    Sipas shërbimit për shtyp të Presidentit të Serbisë, Putin shprehu besimin se të dy vendet do të ruajnë marrëdhënie vërtet miqësore, raporton b92.

    Sipas deklaratës, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës europiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta dhe tradicionale miqësore me Federatën Ruse.

    Një temë e pashmangshme ishte situata në Ukrainë, gjegjësisht agresioni rus ndaj këtij vendi.

    “Putin e informoi Vuçiqin për ngjarjet në Ukrainë dhe arsyet pse Rusia u udhëhoq nga, siç tha presidenti Putin, operacioni në Ukrainë dhe presidenti Vuçiq iu referua qëndrimeve tashmë të njohura të Presidentit Putin dhe konkluzioneve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Shpresoj se konflikti në Ukrainë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark