Policia zbulon 10 sera për kultivimin e kanabisit në Thumanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia zbulon 10 sera për kultivimin e kanabisit në Thumanë

    Insajderi
    07 April 2022 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Durrësit ka njoftuar sot për përmbylljen e një operacioni policor për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

    Gjatë operacionit, policia ka zbulohen 10 sera në të cilat ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar kanabis sativa në zonën e Thumanës.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë.

    “Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë, djali i shtetasit Q. F.”, ka shtuar policia.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit policia ka sekuestruar fara të dyshuara si kanabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

    “Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa”, ka theksuar policia. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark