
Biznesmeni Granit Paqarizi, sipas prokurorisë Themelore të Prizrenit, kishte kërcënuar me fjalë të rënda zyrtarët e komunës së Prizrenit, për të cilin Raportoi Gazeta Insajderi javën e kaluar.
“Ka me të vra para Komune, nuk ke me gëzu pensionin” dhe “ Nuk guxon kush me ndërpre kontratën”, janë fjalët me të cilët Paqarizi kërcënoi drejtorin e Shërbimeve Publike dhe zyrtarët e tjerë, lidhur me kontratën e projektit “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, kontratë kjo që ishte fituar nga miqtë e biznesmenit prizrenas, shkruan Gazeta Insajderi.
Sot, Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Granit Paçarizit, i cili siç edhe raportoi Gazeta Insajderi, ka kërcënuar zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit.
Paçarizi me këto veprime dyshohet se ka ushtruar presion dhe ka kanosur personat zyrtarë lidhur me një tender për instalimin e ndriçimit publik në Komunën e Prizrenit.
“Gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.05.2022, ndaj të pandehurit G:P., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 par. 3 (personit zyrtar) lidhur me par. 2 të nën të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.