"Nëse nuk i përgjigjeni kërkesave tona do të organizojmë protesta gjithëpopullore", Shqiptarët e Veriut me reagim të ashpër ndaj Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse nuk i përgjigjeni kërkesave tona do të organizojmë protesta gjithëpopullore”, Shqiptarët e Veriut me reagim të ashpër ndaj Kurtit

    Insajderi
    08 April 2022 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë shqiptare, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e lagjeve në veri të Mitrovicës sot kanë shprehur një reagim publik ndaj qeverisë së Kosovës, konkretikisht kryeministrit Albin Kurti për gjendjen në veri.

    Në reagimin e shkruar të cilin e ka siguruar Gazeta Online Veriu.info, thuhet se gjendja e shqiptarëve të veri vazhdon të mbetet e rëndë, andaj i kanë bërë thirrje qeverisë që të rikthejë sytë nga kjo pjesë, duke rindërtuar shtëpitë përmes fondeve qeveritare.

    Aty thuhet se në rast se nuk ndërmerren veprime për 1 muaj atëherë do të organizohen protesta gjithëpopullore.

    PDK, LDK, AAK, AKR, PSD janë pjesë e reagimit duke përfshirë edhe përfaqësues të lagjeve e shoqërinë civile.

    Më poshtë mund të shihni reagimin dhe kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark