Çitaku e shqetësuar: Bartësit e institucioneve të Kosovës nuk e kanë takuar as Sekretarin e Shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Çitaku e shqetësuar: Bartësit e institucioneve të Kosovës nuk e kanë takuar as Sekretarin e Shtetit

    Insajderi
    09 April 2022 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka thënë se vizita e ambasadorit serb, Marko Gjuriq, në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet parë me shumë shqetësim, por sipas saj, duhet parë si brengosës faktin se bartësit e institucioneve në Kosovë ende s’e kanë takuar asnjë figurë të lartë amerikane.

    LEXO EDHE:

    “Ajo çfarë duhet të na brengosë është fakti se tani e më shumë se 1 vit, bartësit e institucioneve të Kosovës nuk kanë takuar as Sekretarin e Shtetit, as Sekretarin e Mbrojtjes. Për takime në Shtëpi të Bardhë as mos të flasim”, ka shkruar Çitaku.

    LEXO EDHE:

    Çitaku tha se vizita e Gjuriqit në Shtëpi të Bardhë është vizitë protokollare, pasi sipas saj, Shtëpia e Bardhë për shkak të pandemisë i pati suspenduar ceremonitë protokollare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark