
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, pas Kongresit të Partisë Socialiste.
Pjesë nga fjala e tij:
Nuk do doja të dilja sot për mediat se është dhe fundjavë, se nuk doja të merrja asnjë sekond nga vëmendja që duhej ti takonte Kongresit të PS, por për respekt ndaj qytetarëve shqiptar dhe të transparencës ndaj tyre, përfshirë dhe delegatë të PS, jam i detyruar të dal dhe të bëj disa sqarime, pasi organizata e inceneratorëve nxori sot në mënyrë të qëllimshme ‘Zogun e Tiranës’, i cili në mënyrë fare vulgare dhe banale pasi nxjerr nga goja do gjë që i fusin në gojë, me një gjuhë të lëshuar rrugëve si ato konet që u lidhin nga një zinxhirë nga pas për zhurme, lëshoi një logore kundër presidentit duke bërë atë përgjegjës për gjithë stërkembëshat që Rilindja i ka futur Shqipërisë.
Se përse e bëri ajo dihet, se kur bilanci është katastrofik dhe dihet sepse është njëvjetori i zgjedhjeve dhe çdo gjë që Presidenti ka thënë një vit më parë ka dalë.
Akuzat per bllokim te propozimeve per ambasadoreve, nje mashtrim ordiner. Zogu i Tiranes edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare. Zogun e Tiranes do ta ndjeke si hije gjithe jeten firma qe i ka dhene Alqi Bllakos per inceneratorin e Tiranes.