
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dosjen e prokurorisë italiane për Ergys Dashin, shqiptarin që mbeti i vrarë në Ekuador.
Ai ishte nën hetim nga autoritetet italiane, kur u ekzekutua në një atentat mafioz teksa darkonte bashkë me një mikun e tij në një restorant në Ekuador.
Ergys Dashi, që cilësohet kreu i grupit kriminal, përshkruhet si njeriu që organizonte operacionet për dërgimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut për në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet Holandës.
Në dosje thuhet se “ai menaxhonte bazat operacionale në Itali, si dhe bazat logjistike në Holandë.
Postimi i plotë:
Ergys Dashi ishte një “peshk” i madh në trafikun e kokainës nga Amerika Latine për në vendet e Bashkimit Europian. Ai ishte nën hetim nga autoritetet italiane, kur u ekzekutua në një atentat mafioz teksa darkonte bashkë me një mikun e tij në një restorant në Ekuador.
“Në Shënjestër” ka siguruar dosjen hetimore italiane, ku Ergys Dashi, që cilësohet kreu i grupit kriminal, përshkruhet si njeriu që organizonte operacionet për dërgimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut për në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet Holandës. Në dosje thuhet se “ai menaxhonte bazat operacionale në Itali, si dhe bazat logjistike në Holandë. Koordinonte punën e korrierëve të drogës duke arritur në këtë mënyrë një fitim të konsiderueshëm ekonomik”.
Një rol aktiv në organizatën kriminale ka patur Edmond Dashin, kushëri me Ergys Dashin, i cili sipas hetuesve e ka asistuar këtë në fundit për të menaxhuar bazat operative të shpërndarjes së kokainës në veriperëndim të Italisë.
Pas arrestimit të disa pjesëtarëve të grupit të tij kriminal, e në veçanti Edmond Dashit, më 6 shkurt 2018, Ergys Dashi, vendos të udhëtojë drejt Kolumbisë, pranë karteleve të drogës atje, me qëllim rioganizimin e linjave të trafikut dhe sigurimit të sasive të kokainës për ti trafikuar drejt Holandës e shpërndarë më pas në Itali.about:blank
Hetuesit thonë se u kryen një sërë hetimet,nga ku u konstatua prania e Ergys Dashit në Ekuador nga 15. 05. 2018 deri më 02.06. 2018, kur u nis nga aeroporti i Guayaquil (Ekuador) për në Bruksel nëpërmjet Madridit, duke u kthyer në Belgjikë të nesërmen 03.06.2018.
Ai dëgjohet teksa flet për planet e nisjes drejt Kolumbisë, por më parë i duhet të sigurojë një vizë në Ekuador. Ai dëgjohet që flet me një shtetas italian të cilit i thotë: “të raportojë te kolumbiani se nesër ose pasnesër do të bëjë biletat, por fillimisht do të duhet të shkojë në Ambasadën e Kuitos për të marrë një vizë”. “Ergys vazhdon duke thënë se ai do të ndalet për një ditë në Ekuador dhe më pas do të shkojë në Kolumbi prandaj ai do të jetë me ta brenda tri ditëve”.
Një tjetër moment, që Ergys Dashi shpreh shqetësim lidhet me arrestimin e shoqëruesit të tij, Rigels Yzeiraj. Ai ka frikë se Yzeiraj mund të zbulojë detaje për hetuesit dhe kjo mesa duket e tremb.
“Nuk kam më nerva dhe durim për të folur me dikë e kupton? Po çmendem, kam probleme me “RIghe” burrë…Nuk më intereson çfarë kam humbur mik ….Unë shqetësohem për probleme të tjera që kanë dalë nga avokati “Righe” (Rigels Yzeiraj). Ai ka thënë se rezulton se mallin e trasporton kushëriri i tij Ergys nga Holanda …. të gjitha të komplikuara …. atje në (Itali) hetimet janë të ashpra”, dëgjohet ti thotë Ergys Dashi bashkëbiseduesit.
Në dosjen italiane theksohet fakti se Ergys Dashi kishte ngritur një strukturë të mirëorganizuar në kufi me Zvicrën për të realizuar trafikun e drogës. Grupi kriminal sipas hetuesve italiane shpërndanin sasi të mëdha kokaine duke mbledhur 400-500 mijë euro në vit, para që i dërgoheshin Ergys Dashit. Në dosjen prej 380 faqesh dalin për herë të parë në dritë edhe lidhje të Ergys Dashit me bossë të tjerë shqiptarë të trafikut të kokainës.
Të dyshuar si pjesë të grupit kriminal:
Astrit Bajraktari, i njohur si Mondi
Mariglen Hadëri
Rako Plaku, i njohur si Ledi
Andi Prifti
Alfrer Marku, alias Zhaku
Michal Marek koëalczyk
Marta Obara
Saverio Girgenti
Ergys Dashi, i ekzekutuar në Ekuador
Edmond Dashi
Stivi Filolli, u arreestua ditën e sotme në kuadër të operacionit policor i koduar “Grand Tour”
Odisea Leka
Ismet Ceka
Rigels Yzeiraj
Alban Yzeiraj
Bedrana Ahmic