Insajderi
Botë

Këshilltari i presidentit ukrainas tregon se kur do të takohen Zelensky dhe Putin

Insajderi
10 April 2022 - 15:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këshilltari i presidentit ukrainas tregon se kur do të takohen Zelensky dhe Putin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë një paraqitje televizive, këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se Volodymyr Zelensky do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin, vetëm pasi të kalojë beteja e madhe që pritet të ndodhë në lindje të rajonit Donbas.

Sipas Podolyakut, Ukraina është e gatshme për një betejë të madhe, ku theksoi se Ukraina duhet patjetër të fitojë – në veçanti në Donbas.

Kjo do t’i jepte Ukrainës një pozicion më të fuqishëm në bisedime, nga të cilat mund të diktojë një sërë kushtesh.

Për këtë këshilltari i tij është i bindur se Zelensky do të takohej vetëm atëherë me Putinin. E kjo sipas tij, do të kërkoj dy apo tri javë.

Në anën tjetër, Moska ka shtrirë gypat e gazit në Donbas, atje ku pritet të ndodh ofensiva më e madhe që nga tërheqja e trupave nga periferi e Kievit. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark