Aksidentohet ish-zv/kryeministri i Serbisë, plagoset rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet ish-zv/kryeministri i Serbisë, plagoset rëndë

    Insajderi
    10 April 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Ljajiq, është aksidentuar të dielën, ka njoftuar B92.

    Aksidenti ndodhi në orën 9:30, derisa thuhet se vetura e tipit “Skoda Superb” doli nga autostrada në jug të Serbisë.

    Raportohet se vozitësi i makinës ka humbur jetën, derisa politikani serb është në kujdes intensiv në Qendrën Klinike të Nishit.

    Nova.rs, një medium serb, ka publikuar pamje pas aksidentit.

    “Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë Rasim Ljajiq ka lëndime të rënda në gjoks, por është stabil, i vetëdijshëm dhe nuk është në rrezik për jetën”, tha drejtori i Qendrës në Nish, Zoran Perisiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark