Insajderi
Insajderi

Raportohet se Ministrja Hajdari ka goditur një fëmijë me veturë, qeveria e policia nuk lajmërohen

Insajderi
10 April 2022 - 18:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet se Ministrja Hajdari ka goditur një fëmijë me veturë, qeveria e policia nuk lajmërohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insadjeri ka provuar më shumë se 4 orë të marr një konfirmim nga Policia e Kosovës për raportimin në media se Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot rreth orës 12:25 e ka shkelur një të mitur në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Por asnjë nga zëdhënësit në Policinë e Kosovës nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Insajderi ka kontaktuar policinë qendrore, rajonin e Prishtinës dhe QKUK-më por  nuk iu janë përgjigjur as thirrjeve telefonike e as mesazheve.

Po ashtu lidhur me këtë lajm nuk janë përgjigjur as nga Qeveria e Kosovës.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, i cili deri më tani është duke u mbajtur fshehtë nga të gjitha institucionet.

Ky lajm nuk është konfirmuar ende për asnjë mendim në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark